Miranda Kerr me e bukur se kurre

Miranda Kerr është gjithmonë në lidhje të ngushtë me punën e saj dhe vitin 2015 e ka nisur me lançimin e koleksionit të filxhaneve për “Royal Albert”. Miranda shprehet se ka punuar me gjyshen e saj shumë e frymëzuar për këtë koleksion. Detajet e saj të preferuara për dizenjimin e tyre janë trëndafilat me ngjyrat e ndezura dhe fluturat pasi përfaqësojnë ndryshimet që duhet të përshkojnë jetën tonë dhe gjithashtu janë simbol i besimit dhe gëzimit”. Një komplet filxhanesh bashkë me ibrikun kushton 25$, ndërsa një mbajtëse keku kushton 50$. Miranda shprehet se çaji është shumë i rëndësihëm për të, pasi e konsumon gjatë gjithë kohës. Edhe bimët e çajrave Miranda i përdor në produktet e linjës së saj të bukurisë “Kora Organics”. Modelja e “Victoria Secret” ka një djalë, Flynn me ish bashkëshortin Orlando Bloom.