Korrupsioni në MM, Kodheli: Mbi 20 dosje flenë në Prokurori

E ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në A1 Report,  Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi se janë mbi 20 dosje të rasteve të korrupsionit në ministrinë që ajo drejton, të cilat ndodhen në tryezat e Prokurorisë.Një prej të cilave, që vetë Kodheli shprehet se ka insistuar shumë është dosja e përgjimit.
 
“Ka akoma dosje në prokurori, në disa faza. Një ndër dosjet më të rëndësishme që ne gjatë kohës në opozitë kemi insistuar shumë është dosja e përgjimit, që vazhdon të mbetet në prokurori. Janë mbi 20 dosje që flenë apo nuk flenë në tryezat e prokurorisë, nuk janë dosje as rastësore, as të bëra në emocione e sipër.”- tha Kodheli.
 
Ndërsa e pyetur nëse niveli i korrupsionit ishte në nivele të larta dhe nëse përfshihej edhe ish-ministri Arben Imami. Kodheli shprehet se “Këtë nuk e di. Shpesh herë letrat janë të kopsitura, ka mënyra të tjera për ta zbuluara. Askush nuk mund të gradohej pa dhënë para.”

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë intervistës në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” ka dhënë edhe detaje rreth mbledhjes së thirrur nga Presidenti i Republikës për çështjen e sigurisë kombëtare.
 
“Jashtë mediave pati një raportim të detajuar të ministrit të Brendshëm, Saimir  Tahiri, të Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kreut të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika  të cilët kanë bërë një panoramë të situatës. Besoj se ishte një takim i një rëndësie të veçantë, ku jo vetëm u raportua.” –tha Kodheli, e cila vlerësoi se ndodhemi para një situate të re përballë terrorizmi, për të cilin duhen masa të reja.
 
Gjatë intervistës, nuk do të anashkalohet as çështja e dekorimit të Vito Kapos, për të cilën Kodheli sqaron se u mor një vendim nga qeveria, që vendosi me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të dekoroheshin veteranët e kategorisë A. Ndërsa për mos dekorimin e Nexhmie Hoxhës, Kodheli shton se ajo nuk kishte luftuar para korrikut 1943.
 
Kodheli në përfundim të intervistë dha edhe preferencat e saj për kandidaturën e përbashkët me LSI, për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës.
 
“Mua më rri më mirë, një kryetar bashkie që rri pranë njerëzve, për punët e përditshme. Pse jo dhe një grua, duke përmbushur këto që përmenda. Kërkoj ndjesë, po nuk do doja një grua me buzët më të lyera se dikush tjetër.”- tha Kodheli.

Intervista e plotë e Mimi Kodhelit te "5 pyetjet nga Babaramo"
Në fundjavën e kaluar Presidenti i Republikës thirri në një takim drejtuesit e institucioneve që merren në mënyrë të drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare. Në këtë mbledhje çfarë u diskutua?
Besoj se është transmetuar mesazhi i Presidentit dhe Kryeministrit. Jashtë mediave pati një raportim të detajuar të ministrit të Brendshëm, Saimir  Tahiri, të Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kreut të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika  të cilët kanë bërë një panoramë të situatës. Besoj se ishte një takim i një rëndësie të veçantë, Ku jo vetëm u raportua. Ka një ndërveprim të mistrive dhe institucioneve.

Ky ndërveprim i rëndësishëm në momente të tilla. Është diçka jo domosdoshmërish në nivelin e duhur, bashkëpunimi kërkon një rivlerësim të situatës. Pa përmendur bashkëpunimin me ndërkombëtarët.
 
Në Shqipëri a ka një shkallëzim të sigurisë?
Nga zhvillimet e fundit, pamë që në Shqipëri kemi një sërë mungesash si baza ligjore e cila nuk është e mjaftueshme. Terrorizmi ka ndryshuar në mënyrë drastike, kemi të bëjmë me fenomene të panjohura më parë si mercenarizmi.
 
 
Në shumë vende të Bashkimit evropian po merren një seri masash të ngjashme me ato të “Patriot Act” që ndërmorën SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit. Është bërë një analizë e tillë në Shqipëri?
Shqipëria nuk ndodhet përballë një situate që ka ndodhur. Çfarë duhet bërë?! Ka një sërë gjërash. E fillojmë me strategjinë e re kombëtare. U ndryshua Kodi Penal. Në tetor 2013 u miratua një ligj për masat kundër financimit të terrorizmi. U ngrit Komiteti ndërinstitucional kundër terrorizmit. Bashkërendim të agjencive inteligjente. Intensifikim të bashkëpunimit me homologët e huaj. Shqipëria ka marrë masat e duhura është në rrugën e duhur. Organizim të një situate artificiale që do na tregonte se çfarë dimë të bëjmë e çfarë jo, për t’iu përballur një situate të tillë,
 
 
Nga deklaratat hyresë si nga Presidenti dhe Kryeministri kuptuam se kishte një vullnet të përbashkët kundër terrorizmit, por jashtë kamerave çfarë u diskutua?
Fillimisht u njohëm se çfarë bëhej për shqiptarët në rajon për fenomenin e luftëtarëve të huaj. Çfarë i shtyjnë ata të shkojnë në luftë. Janë 300 shqiptarë në të gjithë rajonin që luftojnë në Siri. Në Shqipëri ka  nga Pogradeci-Librazhdi,Peqini. Duhet të shikojmë më thellë, shkojmë te fenomenet.
Luftëtarët shqiptarë vijnë kryesisht nga zonat e thella, të rinj dhe frekuentojnë objekte kulti që janë jashtë kontrollit. Sulmi në Francë nuk u bë nga një gruop i mirëorganizuar, por nga dy vëllezër. Është e lehtë të shkosh pas një grupi të organizua se sa të ndjekësh çdo person.  Ngritja e një sistemi të sigurisë kombëtare do të bëjë koordinimin e agjencive për t parandaluar veprime të tilla.

 
Si rekrutohen, si binden?
Teologët kanë një rol të qenësishëm. Pas viteve 1990 shumë të rinj u dërguan në vende të një ekstremi të studimit të Islamit, Si jemini dhe Arabia Saudite. Në vende ku islami është i një natyre ndryshe nga Shqipëria. Kjo fe nuk e lejon dhe nuk e pranon dhunën.
 
Kush i financon?
Problem i rëndësishëm, financimi vjen nga jashtë, vjen në emër të bamirësisë, Shqipëria e interesuar të ndërpresë financimin. Nga informacioni shqiptarë shkojnë me pak para në xhep në vendet pritëse si siria dhe iraku.
 
Kalojnë tranzit përmes Turqisë? 
Me Turqinë kemi një bashkëpunim të mirë. Janë gjetur rrugë alternative, nuk përjashtohen edhe vendet e BE.

Pse nuk çrregjistrohen këto  shoqata bamirësie?
Do ekspertë dhe struktura. Jemi të papërgatitur në mbrojtjen kibernetike. Ka akoma nevojë për investime në trajnime dhe teknikë. Sigurisht në teknikë, pasi sa vijnë edhe përmirësohen. Për këtë arsye Shqipëria duhet të financojë gjithmonë e më shumë për të përgatitur ekspertët.
 
Pse nuk mbyllen këto xhami që janë edhe jashtë kontrollit të Komitetit Mysliman?
Prekni një temë të rëndësishme, një ndër gjërat që janë në top listën e asaj që çfarë duhet bërë. Në fakt është bashkëpunimi me institucionet fetare një pikat. I falënderoj për reagimin që kanë pasur duke dënuar sulmet terroriste

Rekrutimi, kush prevalon, arsyet financiare, apo ato religjoze?
Të gjitha nga pak, Rrjetet sociale ndihmojnë shumë. Të qenurit bush, i bën njerëzit të shpresojnë të bëjnë diçka që mund t’i ndihmojnë ata të përmirësojnë gjendjen ekonomike apo t ndjehen heronj.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, cili ishte detaji që iu shtangu?
Nuk kishte ndonjë detaj që më shtangu, nuk kishte ndonjë surprizë.  Detaji që më shqetëson në aspektin human, është se këta të ashtuquajtur luftëtarë, marrin me vete edhe familjet. Kemi të dhëna se disa prej tyre që janë vrarë nuk u lejohen gratë që të kthehen. Situata e familjeve të tyre është shumë e keqe, nuk dihen në çfarë kampi refugjatësh janë. Situata komplikohet edhe më tej. Sjellin një traum të madhe sociale. Kanë për të treguar se çfarë gjetën. Ka njerëz që janë kthyer të penduar. Siç ka edhe njerëz që duhet të mbeten nën kontroll që të mos transmetojnë atë që nuk duhet.

Në SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit u ndërmorën masa sigurie “Patriot act”. Në mbledhjen e zhvilluar a u diskutuan masa në këtë frymë?
Nuk kemi mbërritur  akoma në atë situatë, por duhet marrë për bazë edhe filozofia e asaj. Kur kam udhëtuar atje në atë kohë në aeroporte më kujtohet se ishte futur ushtria. Kanë një organizim ndryshe. Mësimi duhet mësuar nga çdo vend. Masat konkrete nuk mund të shfaqen dhe nuk caktohen të gjitha brenda një takimi. Jam e bindur që me një bashkërendim edhe duke u përmirësuar mund të vijojmë të jemi ky vend paqësor në rajon. Akte terrorizmi në Shqipëri ndodhin pothuajse çdo ditë. Akt terrori është edhe kur i vendoset ekspolziv një shtylle tensioni, edhe ku hidhet në erë një makinë, çdo gjë e dhunshme që vë në pikëpyetje sigurinë dhe jetën e qytetarëve.
 
Këto i tha edhe Rama, por në mbledhjen me dyer të mbyllura për çfarë u diskutua?
Ka pasur një përpjekje edhe për të relativizuar këto ngjarje. Në FA kishim në vëzhgim një proces, si inventarizimi total.  Nga këto diferenca rezultoi se mungonin disa materiale që përbëjnë rrezik për akte terroriste. Në disa magazina mungonte eksploziv si C4. Kur ju drejtuam Prokurorisë së Fushë Krujës na u tha që kjo është një shkelje administrative dhe duhet çuar si një shkelje administrative në Gjykatë Administrative, sikur të mungonin lapsa e fletore. U desh të kontaktoja Prokurorin e Përgjithshëm dhe ndërhyrja e tij për ta kanalizuar atje ku duhet.

Zonja ministre, në çfarë pikë janë raportet tuaja me Presidentin, është tejkaluar ai ngërç i dikurshëm? Kjo mbledhje e fundit për sigurinë kombëtare u bë në një dite kur presidenti ktheu një projektligj… 
Është në drejtën e tij të kthej një ligj, dhe kjo është normale në një demokraci. Ministria e Mbrojtjes ka një marrëdhenie tjetër me Presidentin, pasi ai është komandat i përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Marrëdheniat e mia janë institucionale, ne vazhdojmë në rrugën e reformave.

Dhe duke marrë të drejtat e Presidentit?
Ushtria shqiptare ka një tjetër dinamikë, duhet të ketë një tjetër përgjigje në situata që precipitojnë. Nëse unë dua të lëviz një general, nuk më duhet të pres deri nesër që të marr dekretimin e Presidentit. Nëse Presidenti ka dekretuar një gjeral, atëherë s’me pengon të marr vendim, që deri tani kanë qënë të duhurat. Mbetetm e bindur, përtej interpretimit se ligji ka qënë me i miri.
 
Ju keni  dorrëzuar disa dosje në Prokurori dhe ato janë kthyer pas. Kanë qënë dosje të bëra në emocion e sipër, apo nuk kanë qenë të plota? Po flas për e ish ministrit Imami.
Ka akoma dosje në Prokurori, në disa faza. Një ndër dosjet më të rëndësishme për ne që gjatë kohës në opozitë kemi insistuar shumë është dosja e përgjimit, që vazhdon të mbetet në Prokurori. Janë mbi 20 dosje që flenë apo nuk flenë në tryezat e prokurorisë, nuk janë dosje as rastësore, as të bëra në emocione e sipër. Është kthyer në rutinë, inspektimi auditimi, nxjerr probleme të së shkuarës. Vrasja e një nga shtyllave të demokracisë është përgjimi i opozitës. Ka zbuzime me paratë. Unë kam bërë një diskutim për buxhetin e 2015, për mua e rëndësishme është jo sa para ke po në mënyrë sa efikase i përdor. Ajo që i intereson publikut, është ku kanë shkuar këto para, e nëse unë gjej se në vitet e shkuara është blerë një vinç që ka kushtuar 700 mijë euro, e nuk është përdodur asnjë ditë. Pavarësisht se paratë janë deklaruar se se janë shpenzuar për ushtrinë. Ka një problem shumë të madh, vinçi është aty po vetëm relikë.  Korrupsioni në ushtri ka qënë i konsiderueshëm, deri në niveliet më të larta.

Përfshi dhe ministrin?
Këtë nuk e di. Shpesh herë letrat janë të kopsitura, ka mënyra të tjera për ta zbuluara. Askush nuk mund të gradohej në ushtri pa dhënë para. Unë jam ministre e Mbrojtes, nuk jam as prokuror as gjykatës, për çdo indicije që kam pasur kam kërkuar ngritje e strukturave për auditime. Për rastet që kemi pasur fakte i kemi çuar në prokurori, pavarësisht se duhet të vazhdojmë me reformat e ushtrisë. Në vitin 2013 ishte në dyshime se a ishte bërë mirë që ishte futur në NATO apo jo? Sot ka një tjetër vlerësim, një tjetër rreshtim i Shqipërisë në koalicionin kundër ISIS. Shqipëria është një shembull i mirë.

Çfarë mendoni për dekriminalizimin?
Duhet të kisha dashur shumë që ky proces të kishte filluar më herët, të ishte më i zgjeruar dhe më i thellë, ne kemi ngjarje që i kanë nxirë faqen historisë së këtij vendi, ngjarjet e ‘97, Gërdeci, 21 janari. Jemi shumë të hapur ta dekriminalizojmë këto që merret me politikë, po duhet të fillojmë në data shumë më të hershme, jo për tu hakmarrë, por që ligji të jetë i barabarë. Sot kemi njerëz në parlament që kanë vrarë njerëz.
 
Në qarkun e Lexhës, ka njerëz me shumë të pushkës se të penës. E Kam fjalën për njerëzit që përbanin listën.
Atje ka më shumë njerëz të penës se të pushkës, kjo nuk do të thotë se është një zonë e vështirë nga kjo pikëpamje. Nuk ka qënë një fushatë e thejshtë, ka ndodhur një vrasje, e pazbuluar, ka pasur një agresivitet jo si në zonat e tjera, ndaj ne jemi këtu për dekriminalizmin. 

Ligji për hapjen e dosjeve, janë dy propozime. Një nga deputetët Doda dhe Idrizi që përfshijnë dhe lustracionin si dhe një nga qeveria.
Propozimi që vjen nga ministri Veliaj ka të bëjë me një model të mirë, që është modeli gjerman, ky ligj duhet të ishte bërë shumë kohë më parë, është abuzuar në emër të këtij ligji, janë marrë vota në emër të këtij ligji, ky ligj është nxjerrë si kartë fituese kur nuk e kanë pasur këtë kartë nën mëngë. E kanë përdorur sidomos në fushatat elektorale, ne kësaj do t’i themi stop. Duhet të pastrohemi nga ajo kohë e egërr. Pastaj për lustracionin politikanët mund të ulen dhe në diskutime, por duhet bërë dhe duhet të shkëputemi nga kjo e keqe. Unë jam plotësisht në mbështetje të këtij ligji, të bëhet dhe të mos ketë më askush të drejtën se ky ligj të diskutohet. Unë mendoj se ne duhet të biem në një konsensus, për ta mbyllur këtë kapitull të shpëmtuar.
 
Doja tiu pyesja për dekorimin e Vito Kapos?
U morr një vendim nga qeveria, që vendosi me rastin e 70-vjetorit të çlirimt të dekoroheshin veteranët e kategorisë A. U morr lista, kjo u kthye në medalje dhe u krye procesi.
 
Pse nuk dekoruat dhe Nexhmie Hoxhën?
Kjo ishte lista që na erdhi nga Instituti i Sigurimeve, ka një kategori që është bërë në vitet e me parshme. Veteranët e kategorisë A konsiderohen ata që kanë luftuar deri në korrik të 1943, Shqipëria i paguan këta mbi 1000 veta.
 
Zgjedhjet lokale, kur do t’i përcaktoni kandidatët?
Nuk e kemi vendosur, por kjo nuk do të thotë që s’kemi filluar të punojmë. Është një proces transparent, kandidatët do vlerësohen. Zgjedhjet lokale janë më të veçanta, do doja njerëz më të përkushtuar, më punëtorë dhe më pak partiakë. Drejtuesit duhet të jenë administratorë që merren me hallet e qytetarëve. Mua më rri më mirë, një kryetar bashkie që rri pranë njerëzve, për punët e përditshme. Jo të rri në majë të Olimpit dhe të jap mend. Unë pse jo dhe një grua mund t’a kisha dashur, duke përmbushr këto që përmenda.  Kërkoj ndjesë, po nuk do doja një grua me buzët më të lyera se dikush tjetër.