Modeli i flokëve, Mërgim Mavraj bën me të qeshur shokët e ekipit

Modeli 2015 i flokëve. Mos kërkoni më kot në katalog! Mbrojtësi i kombëtares sonë, Mërgim Mavraj, është kthyer në qendër të fokusit të modelit të flokëve që ka përdorur dikur, nga shokët e skuadrës së tij në Bundesligë, Këlnit.  Një foto e tij në kohën kur luante për Darmastadt është komentuar jo pak nga shokët e tij të ekipit, për modelin e flokëve të Mërgimit në atë periudhë, që e ka marrë gjithçka me sportivitet. Ndeshja e parë e Këlnit në Bundesliga për fazën e dytë do të jetë më datë 31 janar në transfertë, ndaj Hamburgut. E teksa pas përfundimit të pjesë së parë të këtij sezoni, ekipet e Bundesligës po zhvillojnë fazën përgatitore të dimrit, duket se gjithçka po shkon mirë për Këlnin në SHBA, teksa lojtarët kanë kohë të merren edhe të bëjnë humor me modelin e flokëve të mbrojtësit kosovar të ekipit tonë kombëtar, Mërgim Mavraj.  Aventura amerikane me Këln po shkon mjaft mirë për qendërmbrojtësin e kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj, që gjendet bashkë me ekipin e tij në SH.B.A. për fazën përgatitore. Ekipi i Bundesligës së parë, që si synim kryesor ka qëndrimin në kategori jo vetëm po punon intensivisht por gjithashtu futbollistët po argëtohen jo pak dhe gjatë kohës së lirë duke xhiruar pothuajse çdo gjë që bëjnë gjatë qëndrimit të tyre në qytetin e Orlandos.