Rezart Taçi, e motra e biznesit shqiptar viziton ambjentet e Parmës

Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi është pronari i ri Parmës, duke u bërë kështu i pari shqiptar që zotëron një klub të Serisë A. Për të shuar dhe dyshimet e fundit ka shërbyer vizita e motrës së biznesmenit shqiptar, Anika Taçi, në zyrat e qendrës stërvitore të Parmës, në Collecchio. Sipas mediave italiane , veçanërisht ato pranë klubit emiljan, me foto ekskluzive të vizitës sw Anika Taçi pasqyrojnë sesi ajo ka takuar fillimisht futbollistët dhe stafin për të njohur ambientin dhe pwr t’u familjarizuar me lojtarët dhe personelin e Parmës. Më pas ajo është mbyllur në zyrat e klubit për të analizuar bilancet dhe llogaritë. Administrimi i klubit tashmë i është besuar njerëzve të familjes së njohur të biznesit në Shqipëri, rezart Taçit, dhe nëpërmjet motrës së tij po merr në duar drejtimin e Parmës në mënyrë graduale. Brenda muajit Rezart Taçi do të marrë zyrtarisht Presidencën e Parmës, si i pari shqiptar që do të ketë në pronësi një  klub të Serisë A. Parma ndërkohë ka zyrtarizuar edhe afrimin e  mbrojtësit të kombëtares sonë, Andi Lila, ende pa filluar mirë epoka e Taçit. Lila kaloi në formë huazimi nga Pas Janina tek Parma, dhe  këtë të mërkurë në ndeshjen e Kupës së Italisë, kundër Cagliarit. Lila nw pritje tw debutimit, konfirmohet se do të mbajë numrin 3 në fanellë.