Medaljet e ushtarakëve, kush i meriton e si do akordohen?

 

LIGJI

 

Zyrtarizohen rregullat dhe kriteret për akordimin e medaljeve ndaj personelit ushtarak të Forcave të Armatosura

 

Njohja e kontributit dhe e përkushtimit të personelit ushtarak apo civil që shërben në Forcat tona të Armatosura të Shqipërisë, në mbrojtje të interesave të vendit dhe kryerjes me përgjegjësi të lartë të detyrave, qëndron në thelb të një ligji të posaçëm që qeveria shqiptare i ka dorëzuar tashmë Kuvendit mbi akordimin e medaljeve për këtë kategori. Ku nga kjo e fundit, nuk janë përjashtuar as ushtarakët e huaj që kanë dhënë merita dhe kontribute të veçanta për Forcat e Armatosura shqiptare. Duke sqaruar gjithashtu se brenda këtij ligji nuk përfshihen medaljet apo çertifikatat që japin autoritetet ushtarake dhe policore për pjesëtarët e FA-ve apo të Policisë së Shtetit, të cilat rregullohen me ligj të veçantë. Por edhe saktësuar në të njëjtën kohë se ky ligj do të sjellë një motivim më të madh për personelin ushtarak dhe civil që shërben në Forcat e Armatosura, teksa pjesëtarëve të tij do t’i jepen medalje dhe çertifikatave, me qëllim njohjen e kontributit dhe përkushtimit në mbrojtje të interesave të vendit tonë. Konkretisht, përfitues të këtyre medaljeve do të jenë ushtarakët aktivë, ata në rezervë, lirim ose në pension, personeli civil, repartet e Forcave të Armatosura, si edhe ushtarakët e huaj. Kurse sa u përket autoriteteve përgjegjëse për dhënien e medaljeve, igji i ri përcakton se ata janë përkatësisht ministri i Mbrojtjes; shefi i Shtabit të Përgjithshëm; komandantët e forcave; komandantët e komandave mbështetëse; komandantët e batalioneve/flotiljeve/regjimenteve dhe komandantët e kompanive. Për të detajuar më tej se nga ana e tij ministri i Mbrojtjes do të japë: a) “Medaljen e nderit”; b) “Medaljen e mirënjohjes"; c) medaljen “Në shërbim të Atdheut”; ç) medaljen “Për shërbime të shquara”; d) medaljen “Për shërbime të larta”. Kurse shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura do të japë: a) medaljen “Shpëtimtari”; b) medaljen e “Trimërisë”; c) “Medaljen e sakrificës”; ç) “Medaljen e karrierës”; d) medaljen “Për shërbime të veçanta”; dh) medaljen “Repart i shquar”; e) medaljen “Luftëtari”; ë) medaljen “Pjesëmarrje në operacione humanitare”; f) medaljen “Pjesëmarrje në emergjenca civile”. Ndërsa komandantët e forcave dhe strukturave mbështetëse do të japin: a) “Medaljen e ushtarit”; b) “Medaljen e pilotit”; c) “Medaljen e marinarit”; ç) “Medaljen e dijes”; d) “Medaljen e mbështetjes”; dh) “Medaljen e karrierës”. Për të vijuar më tej me komandantët e batalioneve/flotiljeve/regjimenteve për të cilët thuhet se do të japin:  a) medaljen “Syri i Shqiponjës”; b) medaljen “ Nderi i batalionit/flotiljes/regjimentit”. Dhe në fund, sqarohet se komandantët e kompanive do të japin medaljen “Nderi i kompanisë”.

 

 

DETAJET

 

Modeli, dhënia, mbajtja

e shpërblimi për medaljet

 

Medaljet do të përbëhen prej një medaljeje dhe një çertifikate.

Përveç medaljeve që do të jepen sipas projektligjit, ushtarakët aktivë, në rezervë, në lirim ose në pension, si dhe punonjësit civilë të Forcave të Armatosura do të gëzojnë të drejtën të mbajnë edhe medalje, dekorata, apo tituj nderi të dhëna nga

institucione dhe autoritete të tjera publike si dhe nga institucione dhe autoritete të shteteve të tjera. Por nga ana tjetwr, dhënia e medaljeve shoqërohet me një shpërblim financiar, ku me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, do të përcaktohet edhe masa e tij si dhe lloji i medaljes për të cilën do të jepet ky shpërblim. 

 

 

        AKORDIMI

 

Kush i jep medaljet?

 

a) Ministri i Mbrojtjes;

b) Shefi i Shtabit të Përgjithshëm;

c) Komandantët e forcave;

ç) Komandantët e komandave mbështetëse;

d) Komandantët e batalioneve/flotiljeve/regjimenteve;

dh) Komandantët e kompanive.

 

                     ****

 

Ministri i Mbrojtjes jep:

 

a) “Medalja e nderit”;

b) “Medalja e mirënjohjes”;

c) “Në shërbim të Atdheut”.

ç) “Për shërbime të shquara”;

d) “Për shërbime të larta”.

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm jep:

 

a) “Medalja Shpëtimtari”;

b) “Medalja e trimërisë”;

c) “Medalja e sakrificës”;

ç) “Medalja e karrierës”;

d) “Për shërbime të veçanta”;

dh) “Repart i shquar”;

e) “Medalja Luftëtari”;

ë) “Pjesëmarrje në operacione humanitare”;

f) “Pjesëmarrje në emergjenca civile”.

 

 

Komandantët e forcave e

komandave mbështetëse japin:

 

a) “Medalja e ushtarit”;

b) “Medalja e pilotit”;

c) “Medalja e marinarit”;

ç) “Medalja e dijes”;

d) “Medalja e mbështetjes”;

dh) “Medalja e karrierës”.

 

 

LLOJET E MEDALJEVE

 

“Medalja e nderit”

Eshtë medalja më e lartë që i jepet ushtarakëve aktivë, në rezervë dhe në lirim, të Forcave të Armatosura, për trimëri, guxim dhe kontribut të spikatur, duke rrezikuar jetën përtej asaj çfarë kërkon detyra.

 

“Medalja e mirënjohjes”

U jepet ushtarakëve aktivë, në rezervë, në lirim ose në pension, personelit civil dhe reparteve të Forcave të Armatosura, të cilët janë dalluar për kontributin dhe vlerat e veçanta në shërbim të lartësimit të figurës së ushtarakut të Forcave të Armatosura brenda dhe jashtë vendit. Kjo medalje u jepet edhe ushtarakëve të huaj, të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë në shërbim të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

 

Medalja “Në shërbim të atdheut”

U jepet ushtarakëve aktivë, në rezervë, në lirim dhe personelit civil të Forcave të Armatosura që shërben, në kohë lufte, për

mbrojtjen e atdheut.

 

Medalja “Për shërbime të shquara”

U jepet ushtarakëve aktivë dhe personelit civil të Forcave të Armatosura që janë dalluar, në kohë paqeje, për shërbime të

merituara në detyrat me përgjegjësi të lartë.

 

Medalja “Për shërbime të larta”

I jepet personelit civil të Forcave të Armatosura për arritje të veçanta në kryerjen e detyrave të tyre, për një periudhë jo më pak se 5 vjet.

 

Medalja “Shpëtimtari”

U jepet ushtarakëve aktivë/në rezervë dhe personelit civil të Forcave të Armatosura, të dalluar për heroizëm në shpëtimin e jetës së njeriut, duke rrezikuar jetën e tyre. Kjo medalje u jepet edhe ushtarakëve të huaj.

 

Medalja e “Trimërisë”

U jepet ushtarakëve aktivë dhe në rezervë të Forcave të

Armatosura, të cilët tregojnë trimëri e guxim të veçantë gjatë zhvillimit të operacioneve ushtarake, brenda dhe jashtë vendit.

 

Medalja e “Sakrificës”

U jepet ushtarakëve aktivë/në rezervë dhe personelit civil të Forcave të Armatosura, të plagosur gjatë operacioneve luftarake dhe jo luftarake, brenda dhe jashtë vendit.

 

Medalja e “Karrierës”

U jepet ushtarakëve aktivë që shërbejnë në Ministri të Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm dhe strukturat e tyre të varësisë, nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe ushtarakëve aktivë, që shërbejnë në forcat dhe strukturat mbështetëse, nga komandantët e forcave dhe komandantët e strukturave mbështetëse, për çdo 10 vjet shërbim në Forcat e Armatosura.

 

Medalja “Për shërbim të veçantë”

U jepet ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura që shfaqin sjellje shembullore dhe kanë arritur tregues të lartë gjatë detyrës, për një periudhë 5-vjeçare. Kjo medalje mund të jepet çdo 5 vjet nga koha e marrjes së medaljes së fundit.

 

Medalja “Syri i Shqiponjës”

U jepet nga komandanti i batalionit/flotiljes/regjimentit, ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura, të cilët dallohen në

përdorimin e armëve të zjarrit, sipas standardeve të përcaktuara nga Forcat e Armatosura.