Koreja Veriore liron dy amerikanët e ndaluar

Lajmi është bërë me dije nga zyra e drejtorit të inteligjencës kombëtare, duke cituar saktësisht se Mattheu Todd Miller dhe Kenneth Bae “janë rrugës për në shtëpi”.

Konkretisht, i pari është një misionar koreano-amerikan, 42 vjeç, është dënuar me 15 vjet punë të vështirë.

Kurse Miller, 24 vjeç, është dënuar me gjashtë vjet punë të vështirë në muajin prill, pasi dyshohet se ka grisur vizën e tij të imigracionit dhe ka kërkuar azil.