Wolfgang Petritsch: Edi Rama do të dijë të tejkaloj artistikisht të kaluarën e përgjakur të Ballkanit

Postimi i plotë i këshilltarit të Kryeministri, Fate Velaj:

Sot në zyrën e tij, përpara se unë të nisem për New york e Ohio dhe ai për Sarajevo, zhvillova një bashkëbisedim si mëngjes pune me një mik të vjetër, me Dr.Wolfgang Petritsch. Biseduam së bashku për rajonin, marrëdhëniet midis popujve të Ballkanit, Shqipërinë dhe rolin e saj dhe të Edi Ramës në rajon.

Dr.Wolfgang Petritsch: ish përfaqësues i lartë i shoqërisë civile europiane në marrëveshjen e Dayton. Ish përfaqësues i parë i lartë i OKB në Bosnjë. Ish shef diplomat i Bashkimit Europian në bisedimet ne rambouillet, Ish shef diplomat i parë i Bashkimit Europian në Kosovë, ish ambasador në Beograd dhe UNESCO dhe tashmë president i planit marshall te qeverisë amerikane për europën qendrore e juglindore.

 

Fate Velaj: Ju keni qenë përfaqësuesi i parë i Kombeve të Bashkuara në Bosnjën e mbas luftës. Gjithashtu keni qenë dhe përfaqësuesi i shoqërise civile europiane në marrëveshjen e Dayton. Si e shikoni ju Bosnjën e sotme, të ardhmen e saj europiane dhe bashkëjetesën e etnive të ndryshme në këtë federatë?

Wolfgang Petritsch: Unë kam qenë në Bosnjë deri në vitin 2002 dhe deri atëherë shpresat e boshnjakëve dhe pritshmëritë e tyre kanë qenë shumë të larta, pasi deri në atë kohë ne arritëm ngritjen e nivelit ekonomik gjë që solli dhe shpresën e shumë refugjatëve të luftës për tu kthyer, por në të njëjtën kohë nisëm dhe proçesin e pajtimit mes popujve që jetojnë në këtë federatë.

Por fatkeqësisht qysh nga viti 2006, jemi konfrontuar me një përkeqësim të çdo aspekti dhe nga viti në vit gjendja në Bosnjë nuk është më ajo për të cilën ne punuam gjë që vjen si rrjedhojë e një strukture të dobët qeveritare dhe në veçanti nga kriza e thellë ekonomike që ka përfshirë vendet e Ish-Jugosllavisë.

Unë shpresoj të Komisioni i Ri Europian dhe në veçanti te presidenti i saj, Jean Cloude Junker. Por ajo që ai ka thënë se, nuk do të ketë më zgjerim të Bashkimit Europian duhet riparë mirë pasi nuk mund të ketë pushim dhe nuk duhet lejuar të ketë një pushim të zgjerimit të EU në Ballkanin Perëndimor. Ajo që mua më ka shqetësuar është shprehja “zgjerim” pasi në të vërtetë, në Juglindje të europës nuk mund të flitet për zgjerim të Europës por për konsolidim të Europës dhe”europes se bashkuar”. Kjo sepse ne e dimë shumë mirë se kush është Juglindja e Europës për Europën.

Një zgjerim i EU në drejtim të Ukrainës apo Gjeorgjisë duhet të shikohet me kujdes pasi  i drejtohemi afër Rusisë, por për sa i përket Juglindjes së Europës, e dimë fare mirë se këtu jemi në bërthamën e Europës prandaj është detyra e komisionit, e komisarëve dhe në veçanti i komisarit të ri per fqinjësinë, mikut tim Johannes Hahn ashtu si dhe e presidentave, kryemistrave dhe e vendeve të Bashkimit Europian e në veçanti e kancelares gjermane Angela Merkel që tu japin sinjalet e duhura të një perspektive europiane, vendeve të Ballkanit.

Por, që të kthehemi dhe tek pika kyç e temës tonë duhet thënë se dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ti bëjnë mirë detyrat e shtëpisë e në veçanti të thellojnë reformat në mënyrë që kur të vijë dita e “provimit” të jenë gati e të përgatitura mirë. Gjithashtu vendet e rajonit duhet të ndërtojnë dhe marredhënie të mira dhe solide me fqinjët pasi është e vërtetë se vendet e rajonit kanë partner brenda Bashkimit Europian e në vecanti Viena ështeë ndoshta dhe kryesorja por ato duhet të punojne me qëllim që të kenë partner brenda rajonit, vende te të cilat idetë dhe dashuria për Europën janë të fuqishme.

 

Fate Velaj: Ju keni qenë gjithashtu dhe përfaqësuesi i parë i Bashkimit Europian në Kosovë. Si i shikoni zhvillimet atje? Cfare ka bërë dhe çfare duhet të bëjë Kosova më mirë dhe si e shpjegoni Ju mosnjohjes e Kosovës si shtet i pavarur nga 4 vendet anëtare të BE-së?

Wolfgang Petritsch: Në vitin 1998 Komisioni Europian vendosi që unë të jem kryediplomati i saj për Kosovën. Pra përpara se atje të fillonte lufta. Së bashku me kolegun tim, amerikanin Christopher Hill dhe një koleg Rus kërkuam të gjenim rrugët e kompromisit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës, gjë që solli bisedimet në Rambouillet dhe Paris, të cilat fatkeqësisht dështuan nga mungesa e deshirës së qeverisë serbe e ne veçanti të ish presidentit Miloseviç e që në fund solli ndërhyrjen e NATO-s e cila ishte e bazuar mbi fakte humane dhe të sigurisë në rajon. Sado që u ndërhy pa mandatin e OKB-së mund të themi sot se kjo ndërhyrje ishte e nevojshme dhe se Kosova e sotme është një shtet i pavarur dhe po drejtohet drejt të ardhmes europiane. Sigurisht që duhet bërë akoma më shumë dhe kjo do të jetë një angazhim i qevrisë së re për të marrë përgjegjësitë për të thelluar reformat dhe ato të pajtimit me pakicat serbe që jetojnë aty.

Për mendimin tim, kjo nuk është një prioritet të cilën vetëm Kosova duhet ta ketë në axhendat e saj por edhe Bosnja e Maqedonia duhet të përmirësojnë strategjitë e politikat e tyre se si duhet të jetosh me një “fqinj” brenda vetes, një fqinj ky që ka një gjuhë e një kulturë tjetër, pasi kjo është dhe bërthama e Europës së sotme. Europa do të funksionoj vetëm atëherë kur francezët e gjermanët, spanjollet, italianët e anglezët do të gjejnë rrugë të përbashkëta për të ardhmen duke mbajtur gjithmonë një dialog genuin i cili nuk lejon të harrohet e kaluara e përbashkët por që mban të ndezur dritën e së ardhmes.

Nacionalizmi është sëmundja e çdo shteti Europian por secili duhet të jetë krenar për  kulturën e tij  dhe për gjuhën e tij, por në të njëjtën kohë duhet të respektoj kulturën dhe gjuhën e tjetrit. Pra, jo vetëm ta pranoj atë por dhe ta respektoj atë pasi ne nuk kemi nevojë të gatuajmë një “gulash” për të gjithë por një menu të pasur ku secili lejohet të jetë nacionalist në sensin positiv pa lënduar tjetrin në sensin negativ dhe kjo nuk duhet toleruar e lejuar të hyj në politikat së ardhmes.

Fate Velaj: Njëkohësisht, ju jeni një njohës i mirë i Serbisë pasi keni qenë ambasador në Ish-Jugosllavi. Çfarë e bënë Serbinë të ndihet më shumë se të tjerët duke provokuar dhe zhvilluar luftën në ish-Jugosllavi dhe si e shikoni ju Serbinë e sotme?

Wolfgang Petritsch: Përsa i përket Serbisë duhet thënë qysh në fillim se ajo tashmë ka nisur një dialog “modus vivend” me Kosovën dhe kjo duhet të vlerësohet por në të njëjtën kohë Serbia ka problemet e saj që vijnë nga historia dhe traditat e këtij vendi. Duke qenë se Serbia ishte populli më i madh në ish-Jugosllavi i ka dhënë asaj “kënaqësinë” dhe një “dominim” karshi popujve të tjerë të kësaj federate gjë që Tito e kuptoj qysh në fillim rrezikun e shkatërrimit të Jugosllavisë nga një nacionalizëm serb dhe në këtë mënyre krijoi dhe krahinat autonome, siç ishin Kosova dhe Vojvodina. Por fatkeqësisht, Milosevic e shfrytëzoi këtë “dominancë” të Serbisë brenda ish-Jugosllavisë dhe filloi të nxirrte nga sirtarët e të realizonte ëndrrat e vjetra të Serbisë së madhe e cila në fund të fundit solli dhe luftërat.

Por me këtë kapitull të historisë së Serbisë, akoma dhe sot në Beograd nuk flitet hapur dhe në mënyrë konstruktive e të strukturuar. Mund të themi se në disa periudha të shekullit të 19-të Serbia u vendos në anën e duhur të historisë siç ishte ajo e luftës kundër nazizmit por në të njëjtën kohë, Serbia duhet ta kuptoje më në fund, se ka dhe nëe përgjegjësi tjetër, atë se si ajo duhet të sillet me fqinjët e saj më te vegjël qofshin ata të Kosovës por edhe ata brenda saj siç janë shqiptarët në luginën e Preshevës.

Serbia duhet ta kuptoj më në fund se ka një përgjegjësi të madhe për mbarëvajtjen dhe mirëqenien e rajonit prandaj ajo duhet stimuluar që dhe ajo vetë të stabilizohet në këtë mënyrë të bëhet një faktor stabiliteti në rajon. Por që kjo të arrihet duhet një kooperation mes shteteve të Ballkanit në mënyrë qe paqja dhe bashkëpunimi të jenë afatgjatë dhe në fund të kemi një Ballkan që të funsionoj si një EU e vogël.

Fakti që Edi Rama është një artist i cili si artist i ka përjetuar dhe stimuluar vetë shkëmbimet kulturore e bënë atë të ketë një rol shumë të rëndësishëm e njëkohësisht të pranuar nga të gjithë dhe të mireseradhur nga të gjithë në Europën e sotme dhe sidomos në rajon. Kjo e bënë akoma më të kërkuar rolin që ai ka marrë në dialogun që sot është aq i nevojshëm në rajonin e Ballkanit e në veçanti dialogun e “lënguar” mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ne jemi të bindur se Edi Rama do të dijë të tejkaloj artistikisht të kaluarën e përgjakur të Ballkanit me vështrimin thellë  nga e ardhmja duke u bërë kështu, ndërtuesi i parë i urës së komunikimit mes Shqipërisë, Rajonit e në veçanti mes shqiptarëve dhe serbëve ashtu siç është e nevojshme ndërtimi i urave edhe mes Serbisë dhe Bosnjës, Shqipërisë dhe Maqedonisë duke stimuluar në këtë mënyrë iniciativa kulturore afatgjata për afrimin e popujve e në veçanti shkëmbimet e eksperiencave më të mira mes tyre.

Kjo është ajo që duhet arritur dhe jo dominanca e njerit karshi tjetrit por të gjithë së bashku dorë për dore të drejtohen asaj që duhet arritur, një mini EU në Ballkan.

Në të kaluarën e afërt, në Beograd ndodhi një skandal i cili nuk duhej të ndodhte. Unë mendoj se kjo situatë nuk duhet të kalojë pa një vëzhgim kritik pasi kjo tregon se sa e hollë është cipa e dialogut dhe sa shpejt merr terren provokacioni nga një reaksion i “politizuar”. Sigurisht që gati në çdo ndeshje futbolli ka trazira por kur ato ndodhin në Ballkan ato kalojnë në axhendat e ditës së qeverive të cilat i manipulojnë ato dhe i shfrytëzojnë për përfitime politike.

Ne e pritëm entuziast lajmin që Edi Rama, pas gjithë atyre që ndodhen nuk e anulloi vizitën në Beograd dhe pas 67 vjetësh, një politikan i lartë shqiptar, do të vizitoj zyrtarisht Serbinë. Kjo duhet vlerësuar dhe mirënjohur dhe nga vetë serbët sepse kjo tregon se cipa e hollë e dialogut mes dy popujve duhet forcuar dhe duart e bashkëpunimit duhen zgjatur sepse vetëm kjo është mënyra më e mirë e varrosjes së konflikteve të vjetra dhe ndërtimin e një ure të re të bashkëpunimit për të ardhmen.

Nuk është rastësi, dhe unë e vlerësoj shumë rolin e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila bëri thirje për arsyetim dhe rikthimin e dialogut.Unë mund të them sot me plot gojë se vizita e Edi Ramës ne Beograd do të shënoje rezultate pozitive dhe nisjen e një ere të re dhe gjithpërfshirëse europiane në rajon.

Dhe për t’u kthyher në fund tek ideja e pauzës ss zgjerimit thënë nga presidenti i EU Komision, Junker. Sigurisht që në vendet e Bashkimit Europian ka akoma skpeticizëm për anetarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në 2007 pasi në këto vende ka akoma shumë prapambetje dhe një korrupsion aktiv në krahasim me vendet e tjera.Kjo rrit akoma më shumë skepticizmin e anetarësimit të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Por 18 milion banorët e këtij rajoni janë më pak se 30 milionët e këtyre dy vendeve dhe fjala stop zgjerimit që përdor presidenti Junker është e gabuar pasi këto shtete kanë nevojë per asistencë për perspektiva dhe vetë vendet e rajonit duhet ta kuptojnë njeherë e mirë se reformat nuk bëhen për Brukselin por për veten e tyre. Ato bëhen për një jetë më të mirë në vendet e tyre ndërsa për ne vendet anëtare, për ti pasur sa më afër miqtë tanë shqiptarë e ballkanas.