Edhe Triesta po kërkon ndarje nga Italia

Lëvizja për pavarësinë e Venedikut e udhëhequr nga biznesmeni Gianluca Busato kohë më parë kishte pushtuar ballinat e gazetave për shkak të një referendumi online , në të cilin kanë marrë 87 përqind e votuesve kishin votuar pro pavarësisë.

Dy orë larg nga Venediku, afër kufirit slloven ndodhet qyteti i Triestes që po kërkon pavarësi.Triesta me shekuj ka një kulturë diverse, ka qenë pjesë e Perandorisë së Austrohungarisë ndërsa menjëherë Luftës së Dytë Botërore, atëherë në kufi me Jugosllavinë, është njohur si shtet i lirë sipas ligjeve ndërkombëtare, edhe pse ka mbetur nën okupim ushtarak deri më 1954, kur i është kthyer Italisë.Për anëtarët e Lëvizjes për liri të Triestës, e cila në tubimet e fundit është duke mbledhur ndërmjet 2 mijë dhe 8 mijë njerëzeve, qyteti nuk është i lirë.“Po luftojmë për të drejtat e njeriut nga territori i lirë i Triestës. Po luftojmë kundër Qeverisë italiane. Ne jemi popull multikulturir” ka thënë përfaqësuesi i Lëvizjes Vito Potenza.

Anëtarët e kësaj Lëvizje po thirren në Kartën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1947, me të cilën Triesta dhe rrethina e saj- përfshirë edhe pjesë që tani i takojnë Sllovenisë dhe Kroacisë- janë shtet i lirë, me italishten dhe sllovenishten si gjuhë zyrtare.

Ky ‘territor’ i lirë nuk ka ekzistuar asnjëherë në praktike, ndërsa gjatë pavarësisë 7 vjeçare të Triestes me qytetin kishin administruar Britania e Madhe, SHBA’të dhe Jugosllavia deri në Memorandumin e Londrës, kur pjesa më e madhe e territorit i ishte kthyer Italisë.