Kodheli: Edhe Shqipëria rrezikohet nga ISIS, po punojmë fort për sigurinë e qytetarëve


Më tej, ajo shtoi se Shqipëria ka nisur nga modernizimi i Forcave të Armatosura dhe se pikërisht modernizimi është në krye të prioriteteve, me qëllim që FA-të shqiptarë të jenë pjesë e operacioneve të përbashkëta me aleatët. 

Zonja Kodheli, ju jeni takuar me zyrtarë të lartë amerikanë. A mund të na njihni pak me bisedimet që keni patur me ta? 
Jam e nderuar që jam në SHBA, ashtu siç dhe ju e thatë me ftesë të Sekretarit të Mbrojtjes, z. Chuck Hagel, takim të cilin e përmbyllëm me sukses dje, ndërkohë dhe Ndihmësekretaja e Shtetit, Voktoria Nuland pati një takim me mua. Njëkohësisht unë drejtova dhe bisedimet dypalëshe midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departatmentit Ameriakn të Mbrojtjes për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënie, e cila rezulton të jetë më e suksesshme se çdo herë tjetër . 

Zonja Kodheli Shqipëria është bërë pjestare e koalicionit kundër ISIL-it dhe ka kontribuar deri tani me armatime dhe municione. A pritet të ketë ndonjë angazhim tjetër të Shqipërisë si pjestare e koalicionit? 
Shqipëria hapi rrugën dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ajo që Sekretari Hagel tha ishte për t’u vlerësuar, sepse ai tha që edhe një vend i vogël si Shqipëria mund të jetë model, shembull dhe mund të hapë një rrugë të një procesi, i cili jo domozdoshmërisht ishte që në fillimet e tij një proces i suksesshëm. Nuk dihej akoma se si do të veprohej në kushtet kur masakra që kishte filluar mbi popullsinë kurde, por jo vetëm për shkak të ISIL-it, një situatë krejt e paqartë në Irak solli të nevojshme këtë bashkëpunim të ngushtë, urgjent, të rëndësishëm, i cili përfshiu jo vetëm shqipërinë, e cila ju përgjigj menjeherë dhe në një kohë thuajse rekord mundi të plotësonte më shumë se 70-80 % të të gjithë nevojave të momentin në suportin e qeverisë së Irakut dhe qeverisë kurde. Aleatët e tjerë NATO, por edhe partnerë të tjerë suportuan Shqipërinë në transportimin e municioneve dhe armatimit, por gjithashtu u bënë pjesë e asaj për të cilën Shqipëria mori vlerësime të mëdha dhe të jashtëzakonshme. 

Siç thatë dhe ju ISIL është një grup terrorist tepër i rrezikshëm dhe në shumicën e vendeve të cilët janë bërë pjestarë të koalicionit kundër këtij grupi terrorist ka pasur një debat lidhur me rrezikun që paraqitet në këto vende për sulme terroriste nga ky grup terrorist. A shqetësiheni ju për një rrezikshmëri të tillë edhe në Shqipëri? 
Sigurisht që po. Shqetësohemi sepse Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe të gjitha kufijtë NATO janë të rrezikuar dhe Shqipëria është gjeografikisht në një vend, siç është ballkani perëndimorë, zonë nga e cila për fat të keq shoqëria prodhon të ashtuquajturit ushtarë të cilët shkojnë për të luftuar në Siri apo gjetiu, pa e ditur pse po e bëjnë këtë dhe në emër të kujt po e bëjnë këtë. Nuk mund asnjëherë që kjo të jetë e ardhmja e qytetërimeve tona, nuk mund që në emër të zotit apo në emër të religjionit apo fesë ne të mund të kemi përpara syve tanë pamje të një masakre barbarie, siç rëndom po shikojmë në këto momente. Shqipëria punon çdo ditë që të ketë nën kontroll sigurinë e qytetarëve të saj kudo që janë, por padyshim të mund të bashkëpunojë ngushtësisht me aleatët apo me parnerët NATO, si në rajon ashtu edhe më gjërë në mënyrë që kostot e kësaj përgjigjeje ndaj kësaj organizate të mund të jenë sa më të vogla. Kur flas për kosto, flas për kosto në jëtë, siç flas për kosto monetare, siç flas për përgjigjen që i duhet dhënë këtij organizimi, i cili sot për sot përbën një problem serioz për sigurinë e europës e vendeve NATO dha padyshim edhe për sigurinë e qytetarëve Shqiptarë. 

Duke pasur parasysh këto kosto dhe nevojën e modernizimit të ushtrisë shqiptare si një vend anëtarë i NATO-s si do të mund të realizohet kjo. A është e realizueshme nëpërmjet buxhetit të shtetit? 
Kjo ishte një nga temat e diskutimit gjatë takimit me sekretarin Hagel. Modernizimi i FA është në top listën e prioriteteve tona. E kemi filluar tashme ta bëjmë këtë gjë. Po shkëputemi nga armatimi i vjetër lindorë dhe jemi drejtuar drejt armatimit të standardeve NATO, bashkëpunimi është mëse i frytshëm dhe ne jemi gati me strukturat tona, me unitetet tona ushtarake të mund të përgjigjemi në misionet e përbashkëta paqeruajtëse kudo ushtria amerikane është, kudo ku FA të çdo vendi të NATO-s janë. Është shumë e rëndësishme që ky të kuptohet si një proces jo shumë i thjeshtë dhe që kërkon mbështetjen edhe të buxhetit. Unë jam personalisht e angazhuar në rritjen dhe gjetjen e mënyrave për të pasur sa më shumë të ardhura nga Buxheti i shtetit apo burime sekondare në mënyrë që modernizzimi i FA, trajnimi dhe edukimi i ushtarakëve dhe oficerëve tanë të mund të sjellë konkluzione pozitive dhe në këtë mënyrë ne të mund të bëjmë detyrat tona sa fisnike, aq dhe kushtetuese, qoftë kjo brenda vendit, qoftë në arenën ndërkombëtare. 

Ju keni biseduar me sekretarin Hagel dhe i keni kërkuar atij dhe një ndihmë dhe mbështetje amerikane në këtë proces të modernizimit të ushtrisë Shqiptare. A keni marë ndonjë angazhim konkret nga pala amerikane? 
Për fat të mirë po. Kjo tregon më shumë angazhim tek Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, padyshim kërkon më shumë besim tek qeverisja e re shqiptare ndaj unë e falenderoj edhe publikisht Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së për gjithçka ka bërë deri në këtë momënt, në mënyrë të veçantë sekretarin Hagel dhe besoj që ky bashkëpunim do të vazhdojë të shtrihet edhe në sektore e fusha të tjera, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund të jemi pjesë integrale e misioneve të përbashkëta, e trupave që bashkarisht luftojnë në të njënjtin front dhe sigurisht sigurojmë në këtë mënyrë me kosto më të ulta një siguri më të madhe. Fushat janë disa, i përmëndëm dhe i rrahëm mendimet edhe gjatë bisedimeve dypalëshe, por edhe gjatë takimit me sekretarin e Mbrojtjes, modernizimi sapo ka filluar mirëfilli, do të jetë një proces i gjatë dhe sigurisht që SHBA në këtë proces kanë rolin kryesorë.