Telebelaja

Nga MitroÇela

Këto ditë, perëndia na dërgoi diell me shumicë. Përfunduam në Durrës. Nisa të sodis detit. Në ment më erdhi një shprehje e Maksim Gorkit: Deti qesh! Metaforë e goditut nga babai I realizmit socialist. 

Pasi u “tretën” si pa kuptuar edhe disa orë, u ngritëm familjarisht dhe përfunduam në një restorant buzë detit. Pronarët janë nga Kavaja. Berisha, kur ishte President I ka shpallur “Pishtarë të Demokracisë”…
Erdhi peshku në sini. Levrek. I ndarë mespërmes dhe I skuqur në skarë për shtatë palë qejfe. Meze të bëra enkas për demokratë të orëve të para, si puna ime. Një verë e bardhë si kristal, pasi trazohej me shijen e peshkut në gojë, zbriste poshtë dhe pastaj merrte të përpjetën mes enëve të gjakut. 
Në fillim më “pastroi” koshencën, domethënë harrova që kishte dështuar takimi për punë të reformës në pushtetin lokal. Trupi pa politikë jeton si në ekstazë. Diell, verë, peshk, muzikë nga Rihana dhe Keti Peri, çupa 4/5 lakuriq edhe të kolme. Mu duk vetia si Kajami kur bëntë rubaira… 
Hidh kupa e puth çupa… Drejt meje erdhi kamarieri. Më pëshpëriti në vesh:” Në tavolinën tjetër janë ulur një takëm me socialistë. Nuk I duron pronari. Ndaj e hapëm tel tek News 24. Anon nga ne, nga Basha de!” 
Nisën lajmet. Skena nga brenda dhe në sheshin përpara parlamentit. Tokësorë me kapistër prapa qafe që flasin para mikrofonit. Gazetarka seksi që vinë vërdall me bllok në dorë dhe kamaremanë që I ndjekin nga pas, si dhelpra e përrallës hallatet e dashit!…
Mu prish lezeti. Hyra në realitet….Mallkuar qoftë ai që zbuloi telebelanë?!