Platini viziton Finlandën, aty ndesh protesta të Shqiptarëve

Sipas mediave finlandeze shqiptarët treguan edhe në Helsinki se janë kundër vendimit të Komisionit të Disiplinës për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

“Ne duam drejtësi! UEFA është një mafia! UEFA = paratë e pista! UEFA – korrupsioni! Jo racizmit! Ik Platini! – ishin disa nga thirrjet e protestuesve.

Sipas gazetës finlandeze, “Iltalehti” Protesta kaloi pa probleme pasi në vendngjarje ka pasur edhe dy makina të policisë, por policët nuk kanë dalë nga makina dhe e kanë ndjekur protestën që brenda.