Festivali i Këngës 2014 në RTSH shpall 28 artistët, Elhaida Dani favorite, Kozma Dushi “nostalgjik”

 Juria dhe stafi kanë  përzgjedhur 28 këngëtarët finalistë, që do të marrin pjesë në Festivalin e Këngës 2014, mes të cilëve është edhe një emër i njohur ndër vite, Kozma Dushi. Në konkurrim, mes emrave më të spikatur është Elhaida Dani, e cila fitoi pak kohë më parë “The Voice of Italy”. Kjo e fundit konsiderohet që tani si favorite për të fituar Festivalin e Këngës 2014, me qëllim që t’i hapet rruga për të përfaqësuar Shqipërinë vitin që vjen në Festivalin Europian të Këngës, “EuroSong”. Vajza shqiptare që çuditi dy vjet më parë Italinë, Elhaida Dani, vështirë se mund të ketë konkurrentë në garën e fundvitit. Këtij festivali i ka mbetur në fakt thjesht nostalgjia e viteve të kaluara, pasi më tepër rëndësi edhe për vetë këngëtarët është mundësia që të krijon për të marrë pjesë në Eurosong, festival do të mbahet në Vjenë, vitin që vjen. Sakaq, Festivali i radhës i Këngës në RTSH do të mbahet nga datat 26, 27 dhe 28 dhjetor.
 
Pjesëmarrësit:
Jozefina Simoni
Gjergj Leka
Marsela Cibukaj
Lindita Halimi
Rozarta Smaja
Mjellma Berisha
Revola Klan
Julian Gjojdeshi
Erga Halilaj
Kozma Dushi
Xhejn & Enxhi Kumrija
Ana Gramo
Agim Poshka
Florent Abrashi & Sigi Bastri
 Bojken Lako
Kelly
Venera Lumani
Emi Bogdo
Klajdi Musabelliu
Besiana Mehmeti & Shkodran Tolaj
Andros Simani
Offchestra
Elhaida Dani
Altin Goci
Saimir Braho
Gr Aurora
Besa Krasniqi
Enver Petrovic