Gjashtë ballkanas në mesin e të nominuarëve për futbollistin më të mirë të ri në Evropë

Në mesin e tyre janë gjashtë lojtarë nga Ballkani Perëndimor, Adnan Januzaj (Manchester United), Mateo Kovaçiç (Inter Milan), Llazar Markoviç (Liverpool), Aleksandar Mitroviç (Anderlecht), Nikola Ninkoviç (Partizani) dhe Luka Zahoviç (Maribor). 

Në votimin e sotëm, deri në orën 16:00 në udhëheqje ishte lojtari Ajax Arkadiusz Milik me 54.9 për qind të votave, ndërsa më afër në garë ishte Raheem Sterling (Liverpool), me 12.1 %. 

Në mesin e të nominuarve, ndër të tjerë janë edhe Munir, Sandro Ramirez (Barcelona), Oliver Torres (Atletico Madrid), Kurt Zouma (Chelsea), Pierre Hojber, Gianluca Gaudino, Hakan Calhanoglu (Bayern Munich). Në këtë listë nuk ka asnjë lojtarë nga Manchester City dhe Real Madridi, shkruan Anadolu Agency.