Fëmijët kampionë

Gati një shekull pasi Jebb themeloi Save the Children, çmimi Nobel i vitit 2014 iu dha Malala Yousafzai, aktiviste 17 vjeçare për edukimin e vajzave, dhe kundërshtares së përdorimit të fëmijëve për punë Kailash Satyarthi. Kështu komiteti Nobel vuri theksin në luftën globale për të drejtat civile kundër trafikimit të fëmijëve, shfrytëzimit të fëmijëve si punëtor, martesave të fëmijëve, dhe diskriminimit të femrave.

Duke pasur parasysh konfliktet që po vazhdojnë në Siri, Irak, Gaza dhe Sudan jugor, të cilat kanë shkatërruar aq shumë jetë, komiteti Nobel bëri kauzë të fortë për të vetëdijesuar botën në lidhje me vuajtjet e fëmijëve. Shkollat, të cilat duhet të jenë vende të shenjta, janë bërë caqe të ushtrive. Mijëra fëmijë në Siri dhe Irak janë shtyrë drejt shërbimeve ushtarake. Përveç tentimeve të agjencive bamirëse të Kombeve të Bashkuara, masakrat në ato vende këtë verë kanë krijuar edhe një milion fëmijë refugjatë shtesë.

Cenueshmëria e fëmijëve ishte ilustruar mjaft mirë në gjashtë muajt e fundit, kur grupi terrorist islamik Boko Haram (emri i të cilit ka domethënien “Edukimi perëndimor është mëkat”) ka përvetësuar 276 vajza të mitura nga Nigeria. Edhe nëse të gjitha vajzat e kidnapuara do të ktheheshin në gjendje të mirë, siç është kërkuar nga një marrëveshje në mes të këtij grupi dhe qeverisë Nigeriane, prapë ekzistojnë 15 milion fëmijë nën moshën 14 vjeçare në gjithë botën, të cilët forcohen të punojnë, shpesh në ambiente të rënda. Më tutje, dhjet milion vajza të mitura martohen çdo vit, derisa rreth 32 milion vajzave u mohohet e drejta edhe për edukim elementar.

Por tani po ndodh një kundër-ofensivë globale. Marshi Global Kundër Fëmijëve Punëtor nga Satyarthi, ka shpëtuar mijëra djem dhe vajza, deri në tetë vjeç të rinj, të cilët punonin si skllav në rrugët dhe tregjet e Indisë. Kjo organizatë ka inspiruar një kampanjë botërore për të nxjerrë fëmijët nga keqpërdorimi dhe për ti futur në rrugën e edukimit.

Ndërkohë, Yousafzai – pas përgjigjes së saj provokuese ndaj plumbit të një tentim atentati dy vjet më parë – ka drejtuar luftën për ti dhënë fund diskriminimit të vajzave. Ndikimi i saj ka qenë i paparë. Me të vizituar Pakistanin menjëherë pas atij sulmi, unë pash vajza të nevrikosura të cilat ishin nënshtruar nga frika e Talibanëve. Në vizitën e dytë para disa javëve, iu drejtova rreth 2000 vajzave në lidhje me edukimin. Të inspiruar nga Yousafzai, ato nuk ishin aspak të heshtura; përkundrazi, ato ishin të zëshme në lidhje me kërkesat e tyre për të drejtat të cilat i gëzojnë djemtë.

Qindra aktivistë të rinj mund të mos jenë të njohur në Twitter ose Facebook, apo të njihen nga banorët e vendeve të tyre, por mbështetja për kauzat e tyre po rritet shpejt. Konsideroni kampanjën për zonat pa martesa të fëmijëve, e cila filloi me vajzat e mitura në 20 zona të Bangladeshit, ku u bashkuan të gjithë për të luftuar këtë dukuri. Lëvizja tani funksionon në Pakistan, Indi dhe Afrikë. Suksesi i këtyre grupeve, të drejtuara nga Plan International, ka shtyrë qeveritë të forcojnë ligjet e tyre kundër martesave të fëmijëve, dhe – sikur në provincën Sindh të Pakistanit – është rregulluar ambienti i fëmijëve dhe politikat që kanë të bëjnë me mirëqenien e tyre.

Yousafzai dhe Satyarthi patjetër do të vënin theksin tek mijëra të tjerë sikur ta, të cilët protestojnë martesën e fëmijëve, forcimin e tyre në punë, dhe trafikimit. Është e vërtet se, gjatë dy viteve të fundit, Youth Courage Awards ka njohur aktivistët të cilët kanë transformuar prospektet për fëmijët e vendeve të tyre. Këta përfshijnë: Ashwini nga India, një kampion me sy të dëmtuar që luftoi për fëmijët me aftësi të kufizuara; Attal, që krijoi shkollën për vajza në kuzhinën e familjes së tij në Afganistan; Shweta, e cila u rrit në një shtëpi publike të Azisë jugore dhe krijoi një grup mbështetës për vajzat e abuzuara dhe trafikuara; dhe Salyne, organizata e të cilës, nën emrin Teach for Lebanon, po ndihmon në edukimin e shumë refugjatëve nga Siria dhe Palestina.

Një fituese e çmimit Youth Courage, Razia, e cila në moshën nëntë vjeçare ishte detyruar të qep topa të futbollit kur ishte dashur të ishte në shkollë, filloi punën e saj për të drejta civile pasi Satyarthi e shpëtoi atë. Tani ajo po drejton kampanjën në Indi për të drejtat e edukimit.

Kampanja kundër shfrytëzimit të fëmijëve dhe për edukimin e tyre është duke u shtrirë në të gjithë botën. Organizata A World at School tani po punon në qarkullimin e peticionit më të madh deri më tani për mbështetje të edukimit universal.

Fakti i dhimbshëm është se fëmijët po bëjnë më shumë se të rriturit për të luftuar për të drejtat e tyre. Pa marrë parasysh, lëvizja për lirinë e fëmijëve të cilën Satyarthi, Yousafzai, dhe të tjerë kanë ndihmuar për ta mobilizuar, po rritet çdo ditë, dhe zëra të rinj të guximshëm janë duke u dëgjuar kundër padrejtësive të cilat nuk mund të lejohen të vazhdojnë edhe për një gjeneratë tjetër.