Cila është zgjidhja për Kosovën?

“Kosovën edhe ashtu të rraskapitur nga varfëria. Kosova sot, u them atyre, është e kapur në merimangën që ia thurën ‘hajdutokratët’ dhe tani ajo ka dy zgjidhje: o t’i këput fijet e atij rrjeti të rrezikshëm e të del nga ajo merimangë, o të lejojë që fijet e saja të bëhen aq të trasha sa të mos mund të dalësh nga aty pa ndihmën e ndonjë ‘sharre’ të mprehtë!”…

 Nga Kim Mehmeti

“Kohëve të fundit më të vështira më janë pyetjet e gazetarëve nga Prishtina, të cilët më mbivlerësojnë duke më pyetur se cila mund të jetë zgjidhja e ‘ngërçit’ politik, që është duke e ngulfatur Kosovën edhe ashtu të rraskapitur nga varfëria. Kosova sot, u them atyre, është e kapur në merimangën që ia thurën ‘hajdutokratët’ dhe tani ajo ka dy zgjidhje: o t’i këput fijet e atij rrjeti të rrezikshëm e të del nga ajo merimangë, o të lejojë që fijet e saja të bëhen aq të trasha sa të mos mund të dalësh nga aty pa ndihmën e ndonjë ‘sharre’ të mprehtë! Ku ta dish, mbase shkaku se e dua shumë Kosovën, ndoshta pse i takoj gjeneratës që u rrit gjatë viteve kur ajo ishte nëna e vetme që kujdesej për ne shqiptarët e Maqedonisë, nuk dua të besoj se ajo nuk do ketë forcë të del nga ai rrjetë, se Kosova nuk do e bëjë të duhurën: që me fijet e rrjetit që ia thurën politikanët e papërgjegjshëm, t’i ‘lidh’ ata që fatin e vet politik e kanë vënë mbi atë të Kosovës, ata që harruan se politika i bënë të ndjehen të fortë dhe të shiten si të mençur edhe injorantët e hajdutët, por jo edhe më të aftë e më të njerëzishëm se që janë!”

Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e publicistit Kim Mehmeti