Pse po e mban kokën Mourinho?

Lëndimet dhe mungesat nga suspendimet i kanë shkaktuar kokëçarje menaxherit të Chelseas, Jose Mourinhos.Diego Costa, Loic Remy e Ramires janë të lënduar, por pavarësisht kësaj Chelsea vazhdon të jetë e pamposhtur dhe kryeson me katër pikë epërsi ndaj Southamptonit.

Skuadra e Mourinhos sot është mysafire e Shrewsbury Town në League Cup, ndërsa nuk do të jetë në dispozicion as dyshen Branislav Ivanovic e Cesar Azpilicueta, të suspenduar.“Jemi në telashe sepse kemi shumë futbollistë të lënduar. Ata që nuk luajtën kundër Manchester Unitedit, Schurrle, Salah, Zouma, Ake dhe Mikel, do të luajnë në ndeshjen e Kupës”, deklaroi Mourinho, i cili për lëndimin e Costas fajëson Spanjën.

“Diego ka probleme me gjurin, pasi ai luajti dy ndeshje në tre ditë me Kombëtaren e Spanjës”, tha Mourinho.