Blatter : Topi i artë i Botërorit nuk duhet t’i jepej Messit

” Në fakt mbeta i befasuar kur komiteti më transmetoi vendimin e marrë. Ata me informuan se kishin marrë parasysh për atë çmim vetëm 10 lojtarë që ishin pjesë të finales.”- u shpreh kreu i qeverisë së futbollit botëror.

Presidenti i FIFA-s theksoi nga Moska ku ndodhet për një vizitë zyrtare se ky vendim ishte i gabuar pasi sipas tij Messi nuk ishte futbollisti më i mirë në atë turne.

Blatter gjithashtu deklaroi se po të ishte lënë në dorën e tij ai do ja kish caktuar këtë çmim portierit të Gjermanisë Manuel Neuer i cili u vlerësua si doreza artë e botërorit.

Kësisoj drejtuesi kryesor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit i bashkohet shumë specialistëve të cilët mendojnë se çmimi i lojtarit më të mirë duhet ti shkonte Neurei-t me kapitenin e Argjentinës që nuk bëri aq sa duhet për ta merituar atë vlerësim.

Kjo deklaratë vjen menjëherë pasi FIFA shpalli listën e 23 kandidatëve për çmimin e topit të artë, ku Messi dhe Ronaldo shihen sërish si dy pretendentët kryesor.