VV dorëzon Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve të Komunës së Drenasit

Këtë Vetëvendosje e ka konfirmuar përmes një njoftimi për media, në të cilin nuk ka dhënë edhe shumë detaje se për çfarë rasti konkret bëhet fjalë.

“Nesër, më 27 tetor, në ora 13:00, asambleisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Sokol Bylykbashi do të dorëzojë në Prokurorinë Themelore, Rr. Luan Haradinaj (ndërtesa e ish-Bankës së Lubjanës), Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve të administratës komunale të Komunës së Drenasit mbi keqpërdorimet e gjetura në raportin e auditorit”, thuhet në këtë njoftim për media.

Ndërkaq, pas këtij dorëzimi, Bylykbashi do të prononcohet për media.