Nis,“Java e Modës në Kosovë”

“White Sposa” me 21 kreacionet e tyre i shtuan hijeshinë hapjes së natës së parë të Javës së Modës në Kosovë. Në koleksionet e tyre dominuan vellot e nusërisë dhe ngjyra e bardhë plot shkëlqim. Ndërkaq shtëpia e modës “Menakon” vazhdon të surprizoj adhuruesit e modës me stilin dhe trendët origjinale që i krijon me plot imagjinatë, duke vazhduar t’i mbajë koleksionet e veta tejet të pëlqyera e të vlerësuara. 

Kreatorja Linda Metaj-Tafa me pjesëmarrjen e saj për herë të parë në Javën e Modës në Kosovë arriti të surpirzoi të pranishmit dhe adhuruesit e modës duke prezantuar koleksionin e saj prej 21 fustaneve me plot ngjyra, stil e elegancë.

Për t’i shtuar madhështinë dhe freskuar atmosferën në Kosova International Fashion Week u përkujdes këngëtar  i mirënjohur shqiptarë, Hekuran Krasniqi, i cili përformoj në pasarelen e Javës së Modës me dy këngë, një nga to u shfaq për herë të parë në këtë natë. 

Brendet më të fundit të kreatores së mirënjohur Blerina Kllokoqi-Rugova u përkujdesen për një mbyllje dinjitoze e madhështore të natës së parë të Javës së Modës. Blerina Kllokoqi-Rugova vazhdon edhe më tutje që me idetë e saj të lartësoj, modën kosovare, në nivele internacionale. Ajo përmes koleksionit të saj të prezantuar këtë mbrëmje shpalosi trendët më të fundit të modës duke orientuar tendencat e saj në vazhdim. 

Producenti i Gecjan Fashion Group dhe organizatori i Javës së Modës në Kosovë, Ilir Geci u shpreh mjaft i kënaqur në fund të natës së parë, duke vlerësuar punën e madhe të kreatorëve dhe entuziazmin e adhuruesve të modës për të qenë pjesë e Kosova International Fashion Week.