Debate mbi politikat e kursimit në Europë

Ekstremizmi politik si mjet presioni

Në situatën e deritanishme Europa duhet të “investojë për rritjen ekonomike”, thotë kryeministri socialdemokrat italian Matteo Renzi, “dhe jo të përqëndrohet tek politikat e forta të kursimit”. Politikat e kursimit të deritanishme nuk kanë sjellë asnjë zgjidhje. Renzi mbështetet edhe nga Presidenti i Francës François Hollande: “Kudo ka pasiguri. Europa nuk ka gjendur ende një rrugë drejt rritjes ekonomike dhe unë luftoj për këtë.” Ministri francez i ekonomisë Emmanuel Macron në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeinen Zeitung paralajmëroi për një recension ekonomik si ai i viteve 30′: “Ne duhet të mësojmë nga ato gabime. Pasojat politike atëherë ishin shaktërruese.” Gjatë krizës u ngjitën në skenë nacional socialistët në Gjermani. Sot Macron ka parasysh edhe vetë Francën. Atje ektremistja e djathtë Marine Le Pen nxit përjashtimin e të hujave dhe ksenofobinë.

Problemi francez

Në fakt Franca sipas rregullave Europiane të paktit të stabilitetit ekonomik duhet të kishte kuryser më shumë për të ulur deficitin në buxhet nën nivelin e tre përqindëshit të lejuar nga BE, ndërkohë që sot është më shumë se katër përqind. Komisioni i BE teorikisht mund të detyrojë vendin të kursjë më shumë. Por në vitin 2013 Franca bëri një kërkesë tjetër për shtyrjen me dy vjet të afatit për vënien nën kontroll të deficitit. Tani qeveria franceze kërkon edhe një shtyrje tjetër dyvjeçare. Guntram Wolff, drejtor i thinktankut Brugel në Bruksel, mendon se shtetet Europiane duhet të marrin borxhe të reja me interesa të ulët, por sipas tij këtë gjë mund ta bëjë vetëm Gjermania për shkak të gjendjes së saj ekonomike. Franca nga ana tjetër ka “humbur shumë besueshmëri”, sepse gjatë kohë që së shtyrjes së afatit “ka bërë pak reforma”.

Schäuble duhet të harrojë zeron e zi

Por edhe kur vendet me gjendie ekonomike dhe buxhet të qendrueshëm do të japin më shumë para, shtrohet pyetja ku do të shkojnë këto para. Paratë mund të hidhen për konsum, por nuk japin efekt real. Këtë gjë e ka përjetuar Franca në vitet 2009/10. Guntram Wolff thekson:”Nëse rregulloj një urë, ky është një investim i mirë, sepse në vitet e ardhshme mund të ndikojë për uljen e trafikut. Ndërsa kur ngre vetëm pensionet, nuk është largapamëse, por një hap prapa.” Ministri gjerman i financave Wolfgang Schäuble është paksa koprac edhe investimet pozitive. Me të ashtuquajturin zeron e zi, balancimi i buxhetit, qeveria gjermane do të tregojë se pavarësisht se ekonomia europiane nuk është në situatë të mirë buxheti mund të konsolidohet. Por Guntram Wolff është skeptik: “Zeroja e zezë nuk është i rëndësishëm si shenjë. Më shumë është një tregues politik se sa ekonomik”.

Reformat strukturore janë të rëndësishme

Politikanët nga vendet veriore, si Kancelarja Angela Merkel apo Kryeministri britanik David Cameron ose ish Kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt, prej vitesh thonë se nuk ka të bëjë thejsht me shifrat e buxhetit. Tema kryesore është përmirësimi i mundësive konkuruese dhe për t’i përmirësuar ato nuk duhen shumë para. Edhe Guntram Wolff thotë: “Reformat strukturore janë më të rëndësishme se rregullat e deficitit.”