Arben Ahmetaj: Shqipëria ka paraqitur projekte konkrete në Beograd

Interviste me Arben Ahmetaj , minister i Zhvillimit Ekonomik te Shqiperise

DW: Cilat janë pritjet e delegacionit shqiptar nga këto takime?

Arben Ahmetaj: Konferenca rajonale e organizuar nga Komisioni Evorpian në Beograd ka rëndësinë e vet për të vazhduar axhendën e zhvillimit ekonomik dhe qeverisjen e mirë të rajonit. Besoj se formati politik i konferencës nuk do të 

DW: Cilat janë projektet konkrete më të rëndësishme për Shqpërinë?

Arben Ahmetaj: Duke iu referuar konferencës së Berlinit ne kemi theksuar projektet tona që përfshijnë më shumë se dy vende. Ne kemi vënë theksin në projektin e autostradës Adriatiko – Joniane e cila zbret prej Kroacisë në Mal të Zi dhe bashkohet në Greqi. Theks kemi vënë në projektin Transatlantik Pipeline, që zbret nga Kroacia. Poashtu kemi vënë theks edhe tek projektet hekurudhore që bashkojnë Shqipërinë me Malin e Zi dhe Shqipërinë me Maqedoninë. Në të njëjtën kohë së bashku me kolegët kosovarë kemi theksuar rëndësinë e projektit Durrës – Prishtinë – Nish, për të integruar gjithë rajonin duke filluar nga Serbia deri në Adriatik.

DW: Keni mbështetjen e plotë të vendeve të tjera për këto projekte, apo janë këto vetëm projekte të Shqipërisë?

Arben Ahmetaj: Këto nuk janë vetëm projekte të Shqipërisë. Në Budvë më 24 shtator ne kemi filluar një proces koordinimi me ministrat e ekonomisë së rajonit. Katër vende deri tani janë përgjigjur me projekte konkrete të rëndësishme, me efekte rajonale dhe jo nacionale.

DW: A keni mbështetjen e duhur të Komisionit Evropian për ndarjen e fondeve të financimit?

Arben Ahmetaj: Ende nuk jemi në nivelin e realizimit konkret, por në konferencën e Berlinit është nisur një proces shumë i rëndësishëm. Komisioni Evropian do të jetë me siguri një nga faktorët më të rëndësishëm për financimin e projekteve rajonale. Për këto projekte janë parashikuar 12 miliadër euro, që duhet të ndahen brenda gjashtë vitesh.

DW: Kjo konferencë po mbahet në një atmosferë shumë të nxehtë, pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri. Sa e kanë influencuar këto ngjarje konferencën dhe qëndrimet tuaja në raport me palën serbe?

Arben Ahmetaj: Marrëdhëniet tona bilaterale kanë pasur luhatjet e tyre. Por takimi nuk influencohet fare nga çëshjtet që janë në diskutim midis Shqipërisë dhe Serbisë.