Vajza e Jakup Krasniqit, “Cana Martohu me mua!” ishte thjesht një shaka

Gresa ka bërë këtë sqarim, pas lajmit: – “E para, më kryesorja, postimi në llogarinë time private në “Instagram” nuk ka qenë diçka serioze, thjesht një shaka mes shoqeve. Kështu që kushdo që e ka marrë si diçka të vërtetë duhet të ketë probleme serioze mendore,” – shprehet ajo. – “Sa i përket Lorik Canës, ai e përfaqësoi me dinjitet kombëtaren shqiptare në Beograd dhe nuk është mëkat që ndonjë femër shqiptare do t’i propozonte, përderisa çdo djalë tjetër duhet të lusë shumë një vajzë që të pranojë të paktën një kafe të pijë me të. Edhe pse propozimi im ishte në një rreth të ngushtë shoqesh. Është e drejtë e imja të jem adhuruese e kujtdo”, ka thënë mes tjerash Gresa, në reagimin e saj. Ajo ka shtuar se të jesh vajza e një politikani nuk i jep të drejtë askujt që t’ia cenojë asaj privatësinë, duke mos e lejuar ër të pasur një jetë private dhe të drejtën për të postuar çfarë të dojë pa pasur frikë që dikush do ta bënte lajm.