Tallja e gazetarit amerikan me Michel Platini

Gazetari i njohur amerikan, Keith Olbermann e ka cilësuar francezin si personin më të keq në botën e sportit. Në emisionin e tij për rrjetin amerikan ESPN, Oberman e quan ndeshjen e Beogradit si luftë me topa futbolli. Më pas ai ironizon edhe me dhunën ndaj lojtarëve shqiptarë.

Por edhe me huliganët serbë, teksa e quan Ivan Bogdanov si “skin head”, ashtu siç thirren edhe anëtarët e grupeve neo-naziste. Objekt i talljes se gazetarit amerikan janë edhe deklaratat e Platinisë kundër racizmit, apo se futbolli bashkon njerëzit.

Olberman i cilëson ato si broçkulla që nuk i besojnë as zyrtarët e tjerë të UEFA-s. Tallja bëhet më e fortë në fund, kur gazetari e fton Michel Platininë të organizojë një ndeshje mes Katolikëve dhe Protestantëve në Irlandë.