Sergio Ramos:Ishim perfekt në të gjitha aspektet

 Sergio Ramos thotë se ekipi madrilen ishte perfekt në të gjitha aspektet.Real Madrid i shkaktoi humbjen e parë Barcelonë në këtë sezon. Madrilenët e mposhtën ekipin katalunas 3:1 në Santiago Bernabeu. Sipas Sergio Ramosit, ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti ishte perfekt në të gjitha aspektet.

“Jam shumë i kënaqur me ekipin, ishte perfekt në të gjitha aspektet, edhe pse pësuam golin herët. Ne e kemi dominuar takimin, jo vetëm që kemi pasur posedimin e topit por kemi luajtur shumë mirë dhe në fazën e kundërsulmeve”, deklaroi Ramos.