Rudina Seseri kandidate për Guvernatore e Bankës së Shqipërisë?

Rama u shpreh se komisioni përzgjedhës, i përcaktuar prej tij për t’i këshilluar qeverisë kandidaturën për Guvernator, ka bërë përzgjedhjen e vet dhe është një grua shqiptare që ka sipas Ramës, ka karrierë mbresëlënëse në sistemin financiar ndërkombëtar.Edhe pse kryeministri nuk e përmendi me emër, ky profil duket se përshtatet plotësisht me ish-deputeten e PS-së Rudina Seseri, e cila punon në një institucion financiar privat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri tha se pret një tjetër kontakt me presidentin Nishani, ku duket se do t’i propozojë emrin e Seserit për postin më të lartë në Bankën e Shqipërisë.

Rudina Seseri la mandatin e deputetes në legjislacionin e kaluar të Kuvendit në vitin 2011, pas angazhimeve të saj në SHBA. Ndërsa pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ajo u shpreh se Bordi Mbikëqyrës i Bankës ka dështuar në përgjegjësinë e vet të mbrojtjes së interesave të publikut, ndërsa ish-guvernatori sipas saj, kishte dështuar edhe si kryetar i këtij bordi dhe si drejtues i anës zbatuese të bankës.