Rama: Axhenda ime nuk ndryshon, do jem në Preshevë

Kryeministri la te kuptohet se do te kërkoje shpjegime nga homologu i tij Vuçiç për atë qe ndodhi ne stadiumin e “Partizanit” te Beogradit.

Rama u shpreh i vendosur për t’i dhënë fund vjedhjes se energjisë.

Sipas Rames, përmes vjedhjes se energjisë, çdo vit vidhen 150 shkolla te reja, 100 km rruge, dhe 6 spitale rajonale moderne.

Kryeministri nuk la pa përmendur edhe operacionin e prishjes se ndërtimeve pa leje.

Një çështje tjetër ku Kryeministri u ndal gjate, ishte ekonomia dhe premtoi se megjithe vështirësitë e mëdha ne fund te vitit, do te arrihet objektivi për rritjen ekonomike 2 perqind.