Lindita Nikolla, një video mbi skandalin e Beogradit, vetëm UEFA nuk e pa!

Ministrja Lindita Nikolla shprehu tronditjen të thellë nga vendimi i disiplinës në UEFA, prandaj edhe ajo ftoi të gjithë shqiptarët t’i bashkohen për të vënë në jetë një ide të thjeshtë: Shpërndajeni një video-dokumenti të  cilin UEFA nuk deshi ta merrte në konsideratë, kur vendosi ndëshkimin e Shqipërisë me humbje të ndeshjes në tavolinë. Gjatë postimit të videos në FB, Nikolla shkruan se është dokumentuar e vërteta që UEFA mundi ta shihte pamundur ta respektojë.Pasi ka kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve për ta shpërndarë këtë video, Nikolla është shprehur e bindur se UEFA do të kuptojë se janë shumë më tepër sy e veshë, sesa sytë dhe veshët e shqiptarëve, të cilët do të presin të shohin e të dëgjojnë si do t’i shkojë halli drejtësisë së munguar në këtë ditë të trishtueshme për Fair Play-n në Evropë dhe për drejtësinë në gjirin e UEFA-s