Lëvizje mashtruese, Karadziç nuk e jep dorëheqjen nga federata serbe

Tomislav Karadziç duket se është bërë pishman, por më tepër se kjo ishte thjesht pjesë e lojës që është kurdisur nga Serbia, pas trazirave në Beograd. Ai nuk do të jap tërheqje nga posti i kryetarit të Federatës së Futbollit të Serbisë, edhe pse një gjë të tillë e kishte paralajmëruar. Sipas portalit serb, Blic. rs, shokët e tij e kanë bindur atë që mos të japë dorëheqje. Kurse, Karadzic ka thënë se nuk është aspak i kënaqur me vendimin e UEFA-së, i cili i dha fitoren në tavolinë për ndeshje ndaj Shqipërisë, por e dënoi me tre pikë. – “Nuk jam i kënaqur me vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s. Ne do të parashtrojmë një ankesë dhe një kërkesë për të mbledhë Këshillin për luftën kundër dhunës në sport, e cila duhet të na ndihmojë duke dorëzuar propozimet dhe përfundime,” – u shpreh Karadziç. – “Me këtë vendim, ne jemi të dëmtuar dhe unë mendoj se apeli ynë nuk është pa një shans. Gjithashtu, më duhet të theksoj se UEFA është nën një presion të madh dhe se në këtë moment një grup i shqiptarëve qëndronin përpara selisë në Nyon, ku po protestonin”, deklaroi Karadziç.