Kryeministri serb, Vuçiç: Vizita e Edi Ramës në Beograd, do të jetë e suksesshme

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shprehu besim këtë të shtunë se vizita e  Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Beograd, e para e një udhëheqësi të lartë nga Tirana, pas shtatë dekadash në kryeqytetin serb, do të jetë e suksesshme dhe frytdhënëse.
 

Vizita e Ramës synon të arrijë qëllime të caktuara nga të dy vendet, pavarësisht tensioneve të fundit, – theksoi Vuçiç për një televizion serb. Ai konfirmoi se Serbia do të bëjë përpjekje maksimale për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe kërkoi që të përmirësohen marrëdhëniet me vendet e rajonit, ku përfshihet edhe Shqipëria. Nuk foli për ndeshjen, apo mbi vendimet e Komisionit të Disiplinës në UEFA, që kanë ndezur atmosferën në trevat shqiptare, por përmendi sërish me krenari reagimin e policisë serbe, ndaj akteve të dhunës që u shfaq në disa qytetet serbe pas ndeshjes me Shqipërinë, ku u dogjën dhe u sulmuan familjarë dhe biznesmenë me origjinë shqiptare. “Serbia nuk do të lejojë askënd që të dëmtohet dinjiteti i të tjerëve, madje kërkon që të rivendoset paqja përmes zgjerimit të sigurimit bilateral mes vendeve, – theksoi Vuçiç. Kryeministri serb konfirmoi se vizita e kryeministrit Rama në Beograd, është në interes të aspiratave të Serbisë.