Fuga: Zgjohuni nga kjo marrëzi!

“Lajme nuk ka.

Punë nuk ka ka.

Lekë, jo se jo.

Kafja po na mbarohet në dollap.

I ftohti po vjen dhe nuk me çfarë lekësh do të ngrohemi.

Mendojmë dot, nuk mundemi.

Shyqyr o Zot që na dhe këtë ndeshjen, të tjerrim nja dy a tre javë, a muaj, e media të vazhdojë të rrotullohet, e politikanët të dalin e shpalosin dijet e tyre për futbollin politik, e populli të harrohet pas budallalllëqeve që nuk i sjellin asgjë, madje as tre pikë, që diku ta shprehim inatin, atje larg te një farë UFO-je ose UEFA-je, bjerru hijeve me gur, e të barazohemi me njeri tjetrin, se futbollin e kuptojnë të gjithë, dhe analistët, o Zot falemnderit, të debatojnë se kur i ra fërshëllimës arbitri, para apo para portë të dhomave të gjumit, më falni të veshjeve, të flenë rehat të papunët, duke menduar se barkun e kanë thatë por amà tre pikët i duam, cfarë manipulimi gjigand, dhe askush nuk e kupton se i kanë futur në një botë iluzionesh të marra, se kështu shtyhet koha, me përfitime dypalëshe, nuk kemi cfarë t’ju propozojmë tjetër, hajde i gjuajmë njeri tjetrit me topa futbolli, mos analizojmë se cfarë tregtie bëjmë, cfarë interesash kemi për paqen, i bjemë me topa futbolli se me topa të tjerë s’kemi cfarë i biem.

Dhe Kosova ende nuk ka qeveri prej qindra ditëdh dhe askush nuk thotë një fjalë : Ore cfarë bëhet???

Dhe bashkëpunimi mes nesh si vëllezër as nuk ecën gjëkundi, as në kulturë, as art, as ekonomi, zihemi për krunde, e krunde plot, bëjmë shoë, por mes nesh nuk mungojmë hapur të shprehim dasi politike, fetare, urrjetje krahinore mes nesh shqiptarëve, dhe askush nuk flet.

Ne që prej qindra ditësh nuk mbledhim dot deputetët në Kuvend, nuk bashkohemi në lagje, në qytet, në Kuvend, por ama zjarr ndizemi për bashkime që i duam, por nuk i kërkojmë, nuk lëvizim as gishtin e vogël për t’i fituar pak e nga pak.

Dhe kur ata që nga gjumi i iluzioneve manipuluese, zgjojnë, janë të bezdisshëm sikurse ata që na zgjojnë nga gjumi në mëngjes duke na thërritur: Zgjohu, mo!”, shkruan ai