Erdogan: OKB duhet të reformohet

Në mënyrë që t’iu japë zgjidhje problemeve themelore të ditës së sotme në shkallë globale, nevojitet që edhe strukturat ekzistuese të OKB të rifomulohen e të rimodelohen sipas këtyre problemeve.”

Erdoğan, me rastin e 24 tetorit, Ditës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, publikoi një mesazh urimi. Në mesazhin i cili u publikua në faqen zyrtare të Presidencës, duke sjellur në mendje faktin që edhe Turqia është një ndër themeluesit e saj, shprehen urimet për 69 vjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në mesazhin i cili thekson se rendi ditor i OKB ka ndryshuar vazhdimisht si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare që nga themelimi i organizatës e deri më ditët e sotme, ka bërë të mundur që rendi ditor i OKB të përfshijë tema si mbrojtja e paqes dhe sigurisë, temat e migrimit, ndryshimin e klimës dhe të drejtat e njeriut, shkencën dhe teknologjinë e infrastrukturën duke marrë kështu formën e një diapazoni të gjerë dhe se OKB në këta fusha është kompetente në formimin e normave dhe është organizata e vetme globale e cila zotëron legjitimitet ndërkombëtar.

Erdoğan, në mesazhin e tij nënvizoi këta shprehje: “Ndryshimet e formuara në sistemin ndërkombëtar që nga krijimi i këtij institucioni, kanë bërë të domosdoshme që OKB të kalojë nga një ndryshim rrënjësor dhe gjithëpërfshirës. Në mënyrë që t’iu japë zgjidhje problemeve themelore të ditës së sotme në shkallë globale, nevojitet që edhe strukturat ekzistuese të OKB të rifomulohen e të rimoderohen sipas këtyre. Në këtë kuadër, në punimet që vijojnë me qëllim nënshtrimin e kryesisht Këshillit të Sigurisë së OKB dhe të gjithë organeve të tjera në një reforme gjithëpërfshirëse, edhe Turqia vijon të japë kontribut konstruktiv. Turqia, në kuadër të parimeve ku do të mbështetet kjo reformë, thekson faktin se Këshilli i Sigurisë së OKB duhet të posedojë mundësinë e përfaqësimit të më shumë shteteve dhe të zotërojë karakteristika si përvetësimi i metodave të punimeve transparente, të jetë aktiv, funksional dhe në situatë që të mund të japë llogari.

Në mesazhin ku nënvizohet se Turqia, si një përkrhahëse e fortë e OKB dhe vlerave që ajo përfaqëson, vijon të marrë mbi sipër role kryesore dhe lidershipi nën çatinë e OKB në fusha si mbrojtja dhe ndërtimi i paqes, ndërmjetësimi, zhvillimi dhe aleanca mes qytetërimeve, përveç kësaj u përdor edhe shprehja, “Turqia njëkohësisht po mundëson pjesëmarrjen dhe po jep kontributin e saj në mënyrë aktive në punimet kundrejt formimit të një rendi ditor zhvillimi pas vitit 2015.”

Në mesazhin e Erdoğan përveç këtyre u rikujtua fakti që bashkë me kontributet e detyrueshme që Turqia i bën buxhetit të OKB që nga viti 2913 është rritur në mbi 1% dhe kështu Turqia në radhitjen e shteteve që japing më shumë kontribute ndaj buxhetit, nga radha e 25’të radhitet në radhën e 16’të dhe se kështu është pranuar si anëtar me të drejta të plota në Grupin e Gjenevres, grup i cili ka ndikim në temat administrative dhe financiare.

Në mesazhin e Erdoğan thuhet se: “Nga ana tjetër, diplomacia njerëzore e ruan karakteristikën e të qenurit primore në politikën e jashtme të Turqisë. Turqia, e cila që nga viti 2014 në fushën e ndihmave humanitare arriti në gradën e të qenurit shteti i tretë më i madh në botë në shkallë të ndihmave që ka mundësuar, njëkohësisht është pranuar si anëtare e Grupit të Mbështetjes së Donatorëve (OCHA) ku përfshihen shtetet të cilat kanë bërë më shumë ndihmë vullnetare, grup i cili operon në kuadër të Zyrës së Koordinimit të Çështjeve Humanitare të OKB. Në shtesë të këtyre, shteti jonë do të mirëpresë për herë të pare Samitin Humanitar Botëror i cili do të organizohet për herë të parë.

Në kuadër të zhvillimeve kundrejt realizimit të vizionit të shndërrimit të Stamboll’it si një qendër për OKB, edhe qendrat rajonale të Programit të Zhvillimit të OKB (UNDP) dhe Njësisë së Barazimit Gjinor dhe Fuqizimit të Gruas si njësi e OKB (UN WOMEN) janë zhvendosur në Stamboll. Shpresojmë që pas këtyre institucioneve do të ketë edhe të tjerë në vijim.

Me urimin e dëshirën që përpjekjet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të sjellin paqe dhe qetësi e harmoni në botë, uroj e përgëzoj përzemërsisht 24 tetorin, Ditën e Kombeve të Bashkuara.”