Enca Haxhia nuk pyet për veshjen

Kohët e fundit këngëtarja e re në moshë, Enca Haxhia është kritikuar shumë për veshjen e saj. Të shumtë kanë qenë ata që nuk e kanë pëlqyer stilin ekstravagant të këngëtares, apo edhe gjeste që këngëtarja ka gjatë interpretimit. Në një prononcim për ‘Bluetooth’ Enca rrëfen se stili i veshjes që përdor është mëse normal për muzikën që bën.