Beograd, protesta për lirimin e Vojisllav Sheshel

Sheshelit, i cili nga viti 2012 kur ka përfunduar gjykimi ndaj tij pret vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, shtatë muaj më parë ishte diagnostikuar me kancer në zorrën e trashë, pas së cilës edhe u operua. Policia nuk lejuar që përkrahësit e Sheshelit ti ofroheshin ndërtesës në të cilën gjenden zyrat e Tribunalit të Hagës, duke vendosur gardhe sigurie para fillimit të protestës. Kështu pjesëmarrësit së bashku me pankartën ku shkruante “Të ndalojmë vrasjen e Vojisllav Sheshelit”, arritën të jenë vetëm pranë gardhës pranë ndërtesës.

Nënkryetati i PRS-së Nemanja Sharoviç theksoi se Sheshel gjendet në Tribunalin e Hagës për 12 vite, dhe për pesë vite priti që gjykimi të fillojë, ndërkohë tre vite kanë kaluar nga përfundimi i gjykimit, dhe se ende nuk ka “asnjë shenjë se kur do të miratohet gjykimi kundër tij”.

“PRS ka dërguar një kërkesë që ta kontrollojnë një ekip e mjekëve nga Serbia. Nuk ka më kohë për të humbur, duam që kjo të bëhet menjëherë. Kërkesa jonë është liria për Vojisllav Sheshelin”, ka thënë Sharoviç. Anëtare e Partisë Radikale Serbe Natasha Jovanoviç ka deklaruar se PRS kërkon “lirimin e pakushtëzuar dhe të menjëhershëm të Vojisllav Sheshelit”. 

Kujtojmë se Vojisllav Sheshel gjendet në paraburgimin e Tribunalit të Hagës që nga viti 2003, gjykimi ndaj tij ka filluar në 2007 dhe ka përfunduar në 2012, ndërkohë që aktgjykimi nuk është interpretuar akoma. 

Tribunali i Hagës akuzon Sheshelin për persekutime mbi baza politike, racore dhe fetare, për deportim, akte jonjerëzore (krime kundër njerëzimit), vrasje, tortura, trajtim mizor, shkatërrimin e qëllimshëm të fshatrave ose shkatërrim të pajustifikuar nga domosdoshmëria ushtarake, shkatërrim ose dëmtim të qëllimshëm të institucioneve fetare dhe arsimore, grabitjes së pronës publike dhe private (shkelje e ligjit të luftës) në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kroacisë.