Barack Obama: Ebola luftohet me shkencë, jo frikës!

– “Pacientët mund ta mundin këtë sëmundje. Edhe ne mund ta mundim”, – ka thënë Obama. Dy infermiere amerikane, të cilat janë infektuar me virusin Ebola, gjatë trajtimit të një pacienti tjetër, janë shëruar plotësisht të premten.

 

Njëra ka qenë në gjendje të mirë, saqë la edhe spitalin, madje ka takuar presidentin e SHBA-, Barack Obama, dhe e ka përqafuar atë. Me virusin Ebola po lufton edhe një mjek tjetër në Nju Jork, i cili sapo është kthyer nga Afrika Perëndimore. Kjo e fundit është rajoni më i prekur nga sëmundja vdekjeprurëse.Të shtunën, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i personave të prekur me virusin Ebola, e ka tejkaluar shifrën 10,000 vetë. Në raportin më të ri të kësaj organizate thuhet 4,922 njerëz kanë vdekur. Pothuajse të gjitha rastet fatale kanë ndodhur në tre vendet e Afrikës Perëndimore: Guine, Liberi dhe Siera Leone.Vetëm dhjetë viktima janë shënuar jashtë këtyre shteteve.