Banda e Tritolit, mbyllen hetimet

Julian Sinanaj dyshohet se ka kryer gjashtë vrasje me pagesë dha për herë të fundit në mbyllje të hetimeve rrëfimin e tij për krime që kanë tronditur vendin, një tjetër prokuror i Krimeve të Rënda ka pyetur njëkohësisht në burgun 313 të bashkë-penduarin tjetër me të, Ndriçim Gjokona. Ky i fundit me tej është futur nëpërmjet tunelit nën-tokësor në gjykatë për t’u ballafaquar me Sinanin. Dosja ndaj tyre ka shkuar në gjykatë. Të 7 të pandehurit akuzohen për grup të strukturuar kriminal e akte terroriste. “Banda e tritolit” u prangos, pas përplasjeve që patën mes tyre, dhe ishte Ndriçim Gjokona ai i cili u pendua dhe u rrëfye në polici. Ata u arrestuan më 25 janar 2014, kur në pranga përfundoi edhe personi më i rrezikshëm, Julian Sinanaj. Nga ana tjetër, Gjokona, dyshohet si personi që furnizonte me lëndë eksplozive Julian Sinanaj, por për shkak të prishjes së pazareve, Gjokona u ndje i rrezikuar për jetën dhe vendosi të rrëfehej në polici. Marjon Mitro është  i dyshuar si porositësi i lëndës eksplozive, që u zbulua në makinën e ish-prefektit të qarkut të Vlorës, Besnik Dervishi. Pas kësaj në kërkim u shpallën Andon dhe Genis Mëhillaj, kushërinj, të cilët dyshohen si sekserë të Julian Sinanajt. E teksa  Andoni u vetëdorëzua, Genis Mëhillaj mbetet në kërkim.