76 kg kanabis në Borsh, arrestohen dy të rinj

2 persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa po transportonin 76 kg lëndë narkotike.

Policia ka arrestuar Taulant Lamaj, 32 vjeç banues në fshatin Selenicë dhe
Olgert Lamaj, 33 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi.

Arrestimi i tyre u bë gjatë një operacioni antidrogë në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Çorraj-Borsh”, pas informacioneve që strukturat e policisë kishin marrë në rrugë operative se këta dy shtetas do të transportonin një sasi lënde narkotike nga fshati “Kuç” i Vlorës, në drejtim të qytetit të Sarandës dhe më pas me destinacion final në shtetin grek.

“Shërbimet e Policisë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në aksin rrugor “Çorraj-Borsh”, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve Olgert Lamaj, i cili posedonte mjetin tip “NISAN” me targë AA948JN, në të cilin Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit që i kanë bërë këtij mjeti, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 76 kg “Cannabis”, e cila ishte e ndarë dhe e paketuar në 38 pako (2 kg secila) të mbështjella me letër natribani të tejdukshme.

Gjithashtu, në të njëjtin vend (50 m me larg) është gjetur i parkuar mjeti tip “BMW-X5” me targë AA564MP, me drejtues mjeti, shtetasin Taulant Lamaj, në të cilin Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri “Automatik” model 56”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 76 kg lëndë narkotike “Cannabis sattiva”,
– 2 automjete (“NISAN” dhe “BMW-X5),
– 1 armë zjarri të llojit “Automatik” model 56.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Prodhim, shitje e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtje pa leje” kryer në bashkëpunim.